Numri i votave që morën kandidatët e LVV-së në Podujevë, prin Fitim Haziri

Më shumë se 23 mijë vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës.

Telegrafi mëson se më i votuari i listës së deputetëve nga Llapi është Fitim Haziri, me 10 mijë e 431 vota.

Sipas burimeve të Telegrafit në KQZ dhe degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë këto janë rezultatet për pesë kandidatët e LVV-së nga Podujeva.

1.Fitim Haziri 10,431

2.Saranda Bogujevci 9,949

3.Fatmir Humolli 3548

4.Vendenis Lahu 7290

5.Driton Hyseni 6265

Ndërkaq, lista e votave për parti thuhet të jenë si vijon:

1.LVV 23,056

2.LDK 9,356

3.PDK 4,667