Numri i votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike nga viti 2001

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela ka publikuar një infografikë për numrin e votave dhe ulëse të fituara në Kuvend nga partitë politike që nga viti 2001 deri në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt.

Vela në këtë infografikë ka paraqitur të dhënat për Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, dhe po ashtu sot ka përmbyllur procesin e numërimit të votave nga diaspora.

KQZ ka paralajmëruar për sot shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në qoftë se janë të pakënaqura me procesin zgjedhor por dhe rezultatet.