Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 60

Të paktën 60 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga orët e para të së hënës, sipas mjekëve palestinezë.

Në mesin e viktimave janë nëntë persona që humbën jetën nga një sulm ndaj një shtëpie në Deir el-Balah, si dhe tre të tjerë që u vranë gjatë bombardimit të një tende mediatike pranë spitalit Nasser në Khan Younis.

Shifrat pritet të rriten teksa vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në zonat e goditura nga bombardimet intensive.

Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, ndërsa sulmet izraelite vijojnë pa ndalur. /mesazhi