Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Numri i vi’ktimave nga su’lmet iz’raelite në Ga’za arrin në 41,455

Numri i vi’ktimave nga su’lmet iz’raelite në Ga’za arrin në 41,455

Të paktën 24 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 41,455.

“Forcat okupatore izraelite kanë kryer tre masakra të reja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, në të cilat 24 persona janë vrarë dhe 60 persona janë plagosur”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Kështu, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 41.455, ndërsa numri i të plagosurve në 95.878.

Në deklaratë thuhet se një numër i madh viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Exit mobile version