Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, sulmet e rinovuara izraelite që nisën të martën kanë vrarë gjithsej 634 persona dhe kanë plagosur 1,172 të tjerë.
Ndër viktimat, 130 janë vrarë vetëm gjatë 48 orëve të fundit.
Që nga 7 tetori 2023, numri i përgjithshëm i të vrarëve në Gaza ka arritur në 49,747 persona, ndërsa 113,213 të tjerë janë plagosur, tha ministria. /mesazhi