Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 1,249 persona janë vrarë që kur Izraeli rifilloi sulmet masive ndaj enklavës pas shkeljes së armëpushimit më 18 mars. Numri i të plagosurve që nga rinisja e sulmeve izraelite ka arritur në 3,022.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 86 të vdekur dhe 287 të plagosur.
Sipas raportimeve të ministrisë, bilanci i përgjithshëm i viktimave në Gaza ka arritur në 50,609 që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 115,063. /mesazhi