Numri i personave që vdiqën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur në 43.764, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 406 ditësh.
Në “3 masakrat” e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit thuhet se 28 persona u vranë dhe 120 të tjerë u plagosën.
Numri i vdekjeve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 43.764 dhe numri i të plagosurve u rrit në 103.490.
Gjithashtu thuhet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.