Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 40 në 24 orët e fundit, duke arritur në 37.124, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 248 ditë.
Thuhet se ushtria izraelite ka kryer 5 “masakra” në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën edhe 40 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 218 palestinezë.
Theksohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 37.124 dhe numri i të plagosurve u rrit në 84.712.
Gjithashtu thuhet se ka ende trupa nën rrënoja dhe buzë rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mundën të arrijnë tek trupat.