Burime mjekësore i kanë thënë Al Jazeera-s se të paktën 308 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Gazën.
Numri i viktimave përfshin së paku 154 persona të vrarë në pjesën veriore të territorit.
Qindra të tjerë janë raportuar të plagosur, dhe autoritetet paralajmërojnë se ky numër pritet të rritet pasi shumë njerëz janë zënë nën rrënojat e shtëpive të tyre të bombarduara. /mesazhi