Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 6.4 ballë në Mianmar është rritur në 3.003, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror (MRTV) të Mianmarit, është rritur numri i të vdekurve dhe të plagosurve nga tërmetet që ndodhën në vend më 28 mars.
Numri i të vdekurve nga tërmetet është rritur në 3.003 ndërsa numri i të plagosurve në 4.639.
– Qeveria ushtarake hap zjarr ndaj Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës
Sipas lajmit të faqes “Myanmar Now”, zëdhënësi i ushtrisë, gjeneralmajori Zaw Min Tun konfirmoi se ushtria hapi zjarr ndaj një autokolone të Shoqatës së Kryqit të Kuq Kinez që shkonte në provincën veriore Shan për të ofruar ndihma në zonat e prekura nga tërmeti.
Në lidhje me kolonën me nëntë automjete që po përpiqej të kalonte nëpër zonën e kontrolluar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare Ta’ang, Tun tha: “Ne u përpoqëm të ndalonim kolonën, por ata nuk u ndalën. Më pas qëlluam të shtëna paralajmëruese nga rreth 100 metra larg”.
– Tërmetet në Mianmar
Më 28 mars, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 ballë u shënuan afër rajonit Sagaing në pjesën qendrore të Mianmarin. Tërmetet janë ndjerë fuqishëm edhe në Tajlandë dhe Kinë.
Tërmetet shkaktuan shkatërrime të mëdha në vend, ndërkohë ka shqetësime se numri i viktimave do të rritet edhe më shumë.