Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Numri i të vd’ekurve nga su’lmi i djeshëm i ar’matosur në Iz’rael...

Numri i të vd’ekurve nga su’lmi i djeshëm i ar’matosur në Iz’rael shkon në 7

Numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në qytetin Jaffa afër Tel Avivit mbrëmë është rritur në 7, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se ka vdekur edhe një person i plagosur nga sulmi i mbrëmshëm.

Sipas kësaj, numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur i kryer nga 2 persona në Jaffa është rritur në 7.

Policia izraelite njoftoi dje se 6 persona humbën jetën ndërsa 17 të tjerë u plagosën në sulmin e armatosur në Jaffa.

Sipas policisë, sulmuesit janë “neutralizuar” në vendin e ngjarjes.

Në lajmin e radios së ushtrisë izraelite thuhet se sulmuesit ishin Muhammad Khalaf Rajab dhe Hasan Muhammad al-Tamimi, të dy rreth të 20-tave.

Exit mobile version