Numri i të vdekurve në Turqi rritet në 2,921, në Sirinë fqinje të paktën 1,451

Yunus Sezer

Agjencia turke e ndihmës thotë se numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës është rritur në 2,921.

Yunus Sezer, i cili drejton agjencinë AFAD, tha se 15,384 persona të tjerë u plagosën, ndërsa 6,217 ndërtesa janë shembur.

Dy tërmetet u pasuan nga 243 pasgoditje, tha ai, duke shtuar se 16,400 punonjës shpëtimi ishin aktivë në zonat e prekura.

Në Sirinë fqinje, të paktën 1,451 njerëz kanë vdekur.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, 711 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria, kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus.