Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se të paktën 41 persona janë konfirmuar të vrarë dhe 61 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Me këto viktima të reja, numri total i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës 17 muaj më parë ka arritur në 50,021, ndërsa 113,274 persona janë plagosur, tha ministria.
Ajo shtoi se shumë viktima mbeten ende nën rrënojat, ku ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë. /mesazhi