Numri i të vd’ekurve në Ga’za arrin në 44.300 mes sulmeve të pamëshirshme iz’raelite

Të paktën 48 palestinezë të tjerë janë vrarë në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i vitit të kaluar në 44.330, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza gjithashtu njoftoi se rreth 104.933 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 48 persona dhe plagosën 53 të tjerë në tre masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Ushtria izraelite vazhdon luftën gjenocidale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit vitin e kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Njohja ndërkombëtare e gjenocidit në Gaza është rritur në vitin e dytë të luftës vdekjeprurëse izraelite, pasi shumë organizata dhe liderë i kanë etiketuar ngjarjet si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën brutale ndaj Gazës.