Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 38 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 38 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 38.043.916 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.037.789 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (7.175.880), Brazili (5.103.408), Rusia (1.312.310), Kolumbia (919.083), Spanja (918.223), Argjentina (903.730), Peruja (851.171), Meksika (821.045), Franca (743.479) dhe Afrika e Jugut (693.359).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 337.147.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.085.375 persona. Ndërkohë, 28.606.252 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 8.352.289 raste aktive.