Ndërkaq numri i pajtimtarëve me akses në internet me brez të gjerë përmes linjave fikse në tre mujorin e tretë të 2024 ishte 661 mijë, një rritje me 2.2 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 8.2 përqind me të njëjtën periudhë në 2023.
Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse arriti në 167 mijë në tremujorin e tretë të 2024, një rënie me 0.3 përqind krahasuar me tre mujorin e dytë të 2024 dhe 4.5 përqind me tre mujorin e tretë të 2023.
Ndërkaq numri i pajtimtarëve me akses në internet me brez të gjerë përmes linjave fikse në tre mujorin e tretë të 2024 ishte 661 mijë, një rritje me 2.2 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 8.2 përqind me të njëjtën periudhë në 2023.
One Albania udhëheq tregun e telefonisë fikse me 81.3 përqind ose 135,818 abonentë. Tring Communication vjen i dyti me 11,795 abonentë, Vodafone i treti me 7,205 abonentë, Abissnet në vendin e katërt me 4,337 abonentë dhe Nisatel në vendin e pestë me 3,456 abonentë.
Edhe në tregun e internetit fiks One Albania është lider i qartë me 154,826 abonentë në tre mujorin e tretë të 2024. Kompania pati një rritje me 3.3 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 14.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në 2023.
Vodafone Albania është ndjekësi më i afërt me 130,833 abonentë. Kompania në fjalë pati një rritje me 1.1 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 2.1 përqind me vitin e kaluar.
Renditja sipas numrit të abonentëve të internetit fiks vijon me Tring me 61,025 abonentë, Abissnet me 44,762 abonentë, Digicom me 34,179 abonentë, Nisatel me 27,780 abonentë, IBC me 13,112 abonentë dhe Fastnet Albania me 11,900 abonentë. Operatorët alternativë numërojnë 182,646 abonentë.
Paketat me shërbime trefishe Telefon, Internet dhe TV përbënin 23.4 përqind të të gjitha paketave me shërbime të integruara, 29.8 përqind janë me paketa Internet dhe Telefoni dhe 46.8 përqind me paketa Internet dhe TV.
45 përqind e pajtimtarëve me akses në internet me brez të gjerë në tre mujorin e tretë kishin paketa të integruara ku 11 përqind janë me paketa trefishe.