Numri i gazetarëve të vrarë në Gaza tejkalon atë të Luftërave Botërore

Një studim i ri i publikuar nga Projekti “Kostot e Luftës” ka zbuluar se numri i gazetarëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar numrin e gazetarëve të vrarë “në të dyja Luftërat Botërore dhe luftërat e tjera kryesore, të marra së bashku”, raporton Aljazeera.

Studimi përmbledh konfliktet më të mëdha historike, duke përfshirë Luftën Civile Amerikane, Luftërat Botërore I dhe II, Luftën Koreane, Luftën e Vietnamit dhe konfliktet në Kamboxhia dhe Laos, luftrat në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990 dhe 2000, si dhe luftën post-9/11 në Afganistan.

“Është, thjesht, konflikti më i rrezikshëm ndonjëherë për gazetarët,” deklaroi Projekti “Kostot e Luftës”.

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës njoftoi të martën se numri i gazetarëve të vrarë në luftën e Izraelit kundër Gazës ka arritur tashmë në 209 që nga tetori 2023. /mesazhi