Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Numri i gazetarëve të vr’arë në Ga’za nga su’lmet iz’raelite u rrit...

Numri i gazetarëve të vr’arë në Ga’za nga su’lmet iz’raelite u rrit në 169

Foto nga arkiva

Numri i gazetarëve që humbën jetën në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vazhduar sulmet e tij që nga 7 tetori 2023, është rritur në 169, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e zyrës së mediave të qeverisë në Gaza, jepen informacione për gazetarët e vrarë nga Izraeli në Rripin e Gazës, ku prej 318 ditësh kryen sulmet e tij.

“Me vdekjen e gazetarit Ibrahim Mervan Muharib, numri i gazetarëve që humbën jetën që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës është rritur në 169”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se Muharib u vra nga plumbi i ushtarëve izraelitë teksa po ndiqte hyrjen tokësore të automjeteve të ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.

U dënua sulmi i ushtrisë izraelite ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës dhe u theksua se ushtria izraelite ishte përgjegjëse për vrasjen e gazetarëve.

Në deklaratë, iu kërkua komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare të lidhura me mediat të bëjnë përpjekje për të vendosur sanksione parandaluese ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe për ta dërguar atë në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ka kryer.

Në lajmin e publikuar sot në mëngjes në mediat palestineze, thuhet se ushtria izraelite ka shënjestruar dje një grup gazetarësh në krye të detyrës në qytetin Hamed, në veriperëndim të Khan Younis dhe se gazetari Muharib nuk është gjetur pas këtij sulmi.

Trupi i pajetë i Muharibit u gjet pranë qytetit të Hamadit.

Në deklaratën e mëparshme të bërë nga Zyra e Medias, theksohet se Izraeli vrau qëllimisht gazetarë në Gaza “për të heshtur zërin e Palestinës, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar”.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 40.139 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, vdiqën dhe 92.743 persona u plagosën.

Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Exit mobile version