Numri i binjakëve të lindur, si kurrë më parë

Numri i binjakëve të lindur në botë është më i larti ndonjëherë dhe ka arritur kulmin thonë studiuesit

Rreth 1.6 milion binjakë lindin çdo vit në të gjithë botën, me një në çdo 42 fëmijë që lindin binjak. Lindjet e vonuara dhe teknikat mjekësore si IVF kanë bërë që numri i binjakëve të lindur të rritet me një të tretën që nga viti 1980.  Por tani mund të jetë duke rënë numri pasi tani përqendrimi është zhvendosur tek një foshnjë për shtatzëni, e që është më pak e rrezikshme. Sipas një pasqyre globale në revistën Human Reproduction, kulmi u arrit për shkak të rritjeve të mëdha të normave të binjakëzimit në të gjitha rajonet për 30 vjet – nga një rritje prej 32% në Azi në një rritje prej 71% në Amerikën e Veriut. Studiuesit mblodhën informacione mbi normat e binjakëzimit nga 165 vende për 2010 deri në 2015, dhe i krahasuan ato me normat për 1980 deri 1985. Numri i binjakëve të lindur për një mijë lindje tani është veçanërisht i lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut – dhe në të gjithë botën është rritur nga nëntë në 12 për 1000 lindje. Por normat e binjakëve të lindur në Afrikë kanë qenë gjithmonë të larta dhe nuk kanë ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të fundit, gjë që mund të jetë si rezultat i rritjes së popullsisë. /Mesazhi.cm