Numrat arabë
(përkthim)
Tamir ez-Zegari
Numrat arabë perëndimorë (magrib): 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Numrat arabë lindorë (mashrik) : ٠ ١ ٢ ٣ ٤ ٥ ٦ ٧ ٨ ٩
—
Ekziston një gabim i përhapur që thotë se shifrat që shumica e arabëve përdorin sot, si ٣, janë indiane. Kjo është gabim, sepse në fakt, këto janë shifra arabe që në origjinë. Arabët, në kulmin e avancimit të tyre shkencor, zhvilluan dy lloje shifrash, dhe të dyja janë të quajtura shifra arabe: **ato lindore** dhe homologet e tyre **perëndimore**, të cilat janë të dyja shpikje të dijetarit abasid **el-Haurizmi**.
### Përdorimi sipas kontekstit
Është vënë re se **el-Haurizmi**, në veprat e tij të astronomisë, përdorte shifrat arabe lindore, ndërsa në librat e matematikës përdorte shifrat arabe perëndimore. Këto të fundit, ai i shpiku bazuar në numrin e këndeve të secilës shifër.
—
### Dëshmia për origjinën
Dëshmia se shifrat arabe lindore nuk janë nga India është dallimi i plotë midis formës së shifrave indiane dhe atyre arabe lindore.
#### Dallimet:
– **Arabe perëndimore: 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
– **Arabe lindore: ٠ ١ ٢ ٣ ٤ ٥ ٦ ٧ ٨ ٩
– **Indiane (nga e majta në të djathtë): ० १ २ ३ ४ ५ ६ ७ ८ ९
Pra, duket qartë ndryshimi dhe mosngjashmëria midis shifrave arabe lindore dhe atyre indiane.
—
### Përhapja në Evropë
Shifrat arabe perëndimore u transferuan në Evropë nga Papa Silvesteri II, i cili i mësoi ato, kur ishte student në Universitetin e Kajrauanit.
#### Sfida në Evropë
Silvesteri II hasi vështirësi në futjen e shifrave arabe në Evropë, pasi shkrimtarët evropianë, të bindur për superioritetin e kulturave romake dhe greke, nuk ishin të gatshëm të pranonin rëndësinë e numrit **zero** dhe shifrave arabe. Për më tepër, ata, për shkak të mungesës së zhvillimit intelektual, nuk e kuptonin dobinë e zeros.
### Fjala “zero”
Ata nuk ishin të gatshëm të pranonin rëndësinë e zeros dhe shifrave arabe, madje, për shkak të prapambetjes së tyre të thellë, nuk e kuptonin aspak dobinë e zeros.
Ndërkohë, fjala angleze **”zero”** është marrë nga frëngjishtja **”zéro”**, e cila rrjedh nga fjala veneciane **”zero”**. Kjo fjalë përdorej krahas termit **”cypher” (سايفر)**, që vinte nga italishtja **”zefiro”** dhe që në origjinë buronte nga fjala arabe **”صفر” (sifr)**. Përdorimi i parë i kësaj fjale në anglisht është regjistruar në vitin 1598.
—
### **Burimet**
1. **”Umdetu Tulab fil ilmi hisab”, e Ibrahim Kabakbi, (v. 851 h./1448 e.s.)
2. **”Komentar i Nuz’hetul hisab”, e Ahmed bin Kasim El-Gazi (v.1061 h./1650 e.s.), ndërsa autori i “Nuz’hetul hisab” është Ibn el-Haim (v. 815 h./1413 e.s)
3. **”El-Bejan ve El-Te’byan,” e el-Xhahidh (v. 255 h./ 868 e.s)
Nga: Hoxhë Justinian Topulli