Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar mbi 50 për qind të votave në total.
Prej 439.584 sa janë numëruar nga totali prej 851 mijë votuesve të përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur rezultatin ku tani po udhëheq me afërsisht 300 vota përpara LDK-së.
Vetëvendosje ka 25,47 për qind të votave ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 25,42 për qind të votave.
Këto dy parti po garojnë ngushtë për vendin e parë, derisa ndiqen nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka 95,938 vota të numëruara apo 21,83 për qind.