Numërohen mbi 204 mijë vota, kjo është përqindja e deritanishme

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me numërimin e votave të qytetarëve të Kosovës të cilët shfrytëzuan sot të drejtën për votë.

Deri më tani KQZ ka numruar 204 mijë e 549 vota apo 11.40%.

Në bazë të këtyre numërimeve, rezultati i tanishëm është Lëvizja Vetëvendosje me 44.51%, apo 36 mijë e 359 vota.

Partia Demokratike e Kosovës me  18.47% si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.77%, duke vazhduar me AAK-në që ka 9.76%.

Që nga ora 07:00 deri në ora 19:00 qytetarë të shumtë të vendit patën të drejtën e votës për të zgjedhur udhëheqësit e institucioneve më të rëndësishme në vend.

Pas zgjedhjeve të sotme pritet që ndryshime të shumta të ketë në udhëheqjen e vendit, të cilat pritet të bëhen të ditura ditë më vonë.