KSHZ deri tani ka përpunuar 82.74 për qind të votave. Vazhdon të jetë e ngushtë gara mes Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.
Sipas rezultatit, Pendarovski ka fituar 262.348 vota, ose 42.57 për qind. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Sijlanovska ka fituar 259.069 vota, ose 42.04 për qind.
Kandidati shqiptar Blerim Reka ka 68.820 vota, ose 11.17 për qind.
Mbi 26 mijë vota janë të pavlefshme, shkruan SHENJA.