Numër i konsiderueshëm i serbëve të Kosovës votojnë për zgjedhjet në Serbi

Në Serbi ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ky proces është planifikuar të zhvillohet në prill, por u vonua për shkak të përhapjes së pandemisë.

Autoritetet kosovare kanë pranuar që serbët e Kosovës të mund të marrin pjesë në këtë proces duke votuar në vendin ku jetojnë.

Gazetari Haris Ademi në një lidhje direkte në Klan Kosova ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i votuesve serbë janë parë duke votuar në qendrën e votimit “Mihajllo Petroviq-Allas” në veri të Mitrovicës.

“Shihet një numër i konsiderueshëm i votuesve serbë që po vijnë në këtë qendër votimi”.

Pavarësisht rekomandimeve për respektim të masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, brenda shpesh po krijohet tollovi kur ka numër të madh të votuesve”.

“Në vendvotim nuk është hasur në ndonjë problem dhe i gjithë procesi është duke u monitoruar nga vëzhguesit e OSBE-së”.