Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar që të hedhet në votim për diskutim rasti i Astrit Deharit.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se duhen të priten përfundimet e hetimeve
“Detyrohem që të përsëris, duhet t’ia lëmë forenzikës dhe duhet të marrim përgjegjësi të plotë për vdekjen në përputhje me rezultatin që dalin. Ne nuk duhet të paragjykojmë. Ne duhet të kemi kujdes nga familja. Ne e bëjmë politikën, por jo drejtësinë. Të presim rezultatet”, ka thënë Pajaziti.
Edhe shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri ka qenë kundër.
“Nuk dëshiroj të polemizoj. Ne kërkojmë që të dalin rezultatet dhe mbi bazën e rezultateve dhe dokumenteve ne nuk i ikim gatishmërisë. Sot ne nuk shohim mundësi të ketë një debat të tillë, dhe një rasti që është nën hetim”, ka thënë ai.
Shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj, ka qenë pro mbajtjes së debatit parlamentar për Deharin.
“Është një çështje që në këtë Kuvend duhet ta diskutojmë,. Nuk duhet të frikësohemi nga diskutimet. Prandaj për të gjitha çështjet që janë me rëndësi, ne duhet të diskutojmë dhe AAK e mbështet që të diskutohet”, ka thënë Lekaj.
Edhe Zafir Berisha shef i GP të Nismas ka thënë se janë për debat.
Në sall kanë qenë 48 deputetë dhe votimi ka qenë i pamundur.
Më pas seanca ka vazhduar ajo e javës së kaluar.