Një studim i hollësishëm i ADN-së së mumjeve ka gjetur se egjiptianët e lashtë ishin më të lidhur me evropianët dhe turqit sesa me afrikanët.
Hulumtuesit i shqyrtuan eshtrat e disa mumjeve nga një vend afër Nilit dhe gjeti se më te afërmit e tyre ishin nga Mesdheu Lindor, Turqia dhe vendet e tjera në Evropë.
Ata gjetën se egjiptianët modernë kanë më shumë prejardhje me afrikanët sub-saharianë sesa bashkëkombësit e tyre të lashtë.
Mbetjet e mumifikuara janë te vjetra 1400 dhe 400 p.e.r. dhe erdhën nga një vend arkeologjik i quajtur Abusir el Meleq, rreth 80 kilometra në jug të Kajros.
Ekspertët nga Universiteti i Tuebingen dhe institucionet e tjera arritën të grumbullonin ADN mitokondriale, prej nga edhe studimi zbuloi se egjiptianët e lashtë ishin të lidhur ngushtë me popullsinë e lashtë në Levant – sot Siri, Jordani, Izrael dhe Liban.
Ata gjithashtu ishin të lidhur ngushtë me popullatat e epokës së gurit nga Evropa dhe territori turk në anën aziatike.
Studiuesit zbuluan se popullatat moderne në zonë kanë 8% më shumë ADN subsahariane sesa popujt e lashtë. /MESAZHI/