Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dje vizitoi Saudinë Arabike ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me nikoqirin e tij, mbretin Selman me një vlerë të përgjithshme prej rreth 380 miljard dollarë, njofton InfoShqip.
Sipas një burimi të afërt të presidentit Trump, i cili ka preferuar të ngelet anonim, marrëveshjet e nënshkruara pritet të realizohen në një afat kohor 10 vjeçar.
Sipas njërës prej marrëveshjeve, SHBA-të do të furnizojnë Saudinë Arabike me armë dhe artileri në vlerë prej 110 miljardë dollarë.
Sipas burimeve të zyres së presidentit Trump, me furnizimin me armë pritet që Rijadi të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe me këtë të lehtësohet barra e armatës së SHBA-së.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Uashingtonit dhe Rijadit parashihet një paket i përbërë nga tanke, anije, sisteme për mbrojtje raketore si dhe teknologji për siguri kibernetike.