Ballina Lajmet Kosovë Nuk respektuan masat anti COVID-19, policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë

Nuk respektuan masat anti COVID-19, policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve që lamë pas ka vazhduar inspektimet për zbatimin e masave anti COVID-19.

Gjatë inspektimit, policia nuk ka treguar mëshirë për ata qytetarë të cilët nuk kanë respektuar këto masa.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se policia ka gjobitur 1 mijë e 138 qytetarë për mos zbatim të masava anti COVID-19.

Duhet theksuar se ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me coronavirus.