“Nuk paguajmë për dështimet tuaja”, “Stop vjedhjes me tarifa” me mbishkrime në duar ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Protesta ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë.
Ndryshe, bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar sot kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale, derisa nuk ka treguar se për sa për qind është rritur çmimi i rrymës.
Kujtojmë se edhe më 5 prill u mbajt një protestë e ngjashme në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe Presidenca, ku përmes një reagimi pati deklaruar se rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhir.