Ballina Kuzhinë Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi...

Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli

Përse të harxhosh para për të blerë akullore, kur mund t’i bëni fare mirë vetë në shtëpi? Nuk keni pse shqetësoheni në rast se nuk keni makinën e posaçme për përgatitjen e tyre, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe brenda pak minutash do të shijoni diçka shumë ndryshe.

Përbërësit: 400 ml panna e ftohtë nga frigoriferi, 250 g qumësht i kondesuar (panda), lajthi të pjekura, karamel, çokollatë, fruta pylli etj.
Për karamelin: mund ta përgatitni si më poshtë sipas recetës së Michel Roux (ju duhen 20 minuta afërsisht), 50 g sheqer, 40 g gjalpë i butë, 200 ml panna një majë thike kripë.

Përgatitja: Në një tenxhere të vogël që nuk ngjit, përziejmë gjalpin me sheqerin. I vëmë në flakë të ulët, duke i përzier pa ndërprerje derisa përzierja të marrë ngjyrë karamel (afërsisht 15 minuta). Më pas e heqim nga zjarri, hedhim panën, kripën duke e përzier me lugë druri dhe e vëmë përsëri në zjarr për 5 minuta. Pas kësaj kohe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer. Bëjmë marengë me panna-n me rrahësin elektrik të vezëve, më pas shtojmë pjesë-pjesë qumështin e kondensuar dhe i përziejmë me spatul, me lëvizje delikate. Shtojmë salcë frutash ose karamel sipas dëshirës, e përziejmë me delikatesë dhe këtë. E hedhim kremin në një tas me kapak që e duron temperaturën e ngrirjes (nëse keni kuti akullore bosh) dhe e lëmë për 6 orë. Pas kësaj kohe, e shpërbejmë menjëherë pasi ajo shkrin shpejt në temperaturë ambienti.

Exit mobile version