Shkruan: Hoxhë Halil Avdulli
“Nuk kam frikë nga vdekja, kam frikë të vdes para se të jetoj” – D. Ahmed Khaled Tawfik. Kjo thënie është njëra ndër me të ndritura të dijetarit në fjalë, tek e cila gjeta frymëzimin të shkruaj disa fjalë për vetën time dhe ata që duan t’i lexojnë.
“Çdo ditë e re konsiderohet një mrekulli dhe kjo me të vërtetë kur marrim parasysh numrin e gjërave të papritura që mund të ndodhin në çdo moment të ekzistencës sonë të brishtë”. Magjepsjet nga jeta nuk përfundojnë, ato në çdo moment na freskojnë me pika shprese dhe dëshire duke na futur në torturat e ëndrrave të tyre. Ndërtojmë foletë tona në degët e lumturisë tokësore,të gëzuar dhe plot hare. Të habitur pas këtyre foleve, thuaja se janë të përjetshme apo të zhytur brenda kllapisë gjoja kemi ndikimin në fatet dhe jetët tona, thua se bota me gjerësinë dhe bukurinë e saj u dorëzua para këmbëve tona. Krejt papritmas tronditemi! Vdekja ka rrëmbyer një nga të afërmit apo të dashurit tanë.
Shqisat zgjohen dhe ndjenjat tona janë të alarmuara plotësisht, të bindura se ishim habitur në luksin e jetës e cila na i mbylli sytë para vdekjes, e pashmangshme, që nuk rresht së ardhuri pingul drejt nesh; në kohët të ndryshme por pa mundësi për ta devijuar apo korruptuar atë përmes parasë, pushtetit dhe moshës. Atëherë kur është shteruar gjithçka tek ne, na pret udhëtimi përfundimtar, trupi zbret në varr e shpirti ngjitet tek Krijuesi. Të vdesësh, nuk është vendim i yni, por për të jetuar po! Zaten këtu shfaqët arti jetës sonë; se si e bëjmë jetën, se në çfarë anije hipim, detajet e bukura psherëtij dhe si e thurëm jetën ashtu që të këtë një përfundim të mirë njashtu siç e kishte edhe fillimin.
Si ta projektojmë momentin përfundimtarë të admirueshëm për veten dhe të tjerët përreth nesh? Hedhim një vështrim lamtumire të fundit drejt atyre, kuptojmë se shpirti përkundër bujtjeve, paska pasur edhe çaste të bukura lumturie. Shkencëtarët supozojnë se, nga Ademi a.s. deri me tani, mbi tokë kanë kaluar më shumë se 85 miliardë njerëz! A kemi menduar vallë se për çdo person të gjallë ka gati dhjetë të vdekur. Ne, një ditë do të shtohemi në këto numra, por në thellësitë e trupave tanë që do të varrosen në tokë, ishin shpirtrat që merituan të jetojnë në karnavalin e jetës.
Nisur nga kjo, le t’i qasemi jetës dhe shtigjeve të saja për sa kohë që ne frymojmë në te. Të mendojnë për një listë të gjërave të bukura që mund t’i bëjmë e që nuk i kemi bërë ende. Le të mendojmë sa e dhimbshme do të ishte sikur të largoheshim pa e harmonizuar veten me ngjyrat e jetës dhe çmenduritë e saja. Sa detaje të vogla do ta kishin mbushur, me shumë simpati, jetën tonë dhe do ta shndërronin vdekjen në një ngjarje më me vlerë. Janë tetë gjëra që nëse do të zbatoheshin do të plotësonin botëkuptimin tonë për jetën:
- Jini të fortë dhe të sigurt pa marrë parasysh se çfarë ju ndodh! Zoti menaxhon gjërat si të dojë, nëse dobësoheni do të humbni shumë.
- Mos bëni mëkat ndaj Zotit dhe binduni Atij në çdo minutë, të fitoni faljen dhe kënaqësinë e Tij. Kujtoni se “vdekja është nëna e gjithë të vërtetave” Ajo mbetet një nga ngjarjet më të frikshme, prandaj përgatituni për të kaluar rrugën në mënyrë të sigurt në jetën e përtejme
- Jetoni gjithnjë të buzëqeshur! Mbillni buzëqeshjet tuaja në fytyrat e të gjithë atyre që takoni , ju do t’i mbushni zemrat me gëzim dhe do të jeni plot dashuri.
- Lexoni çdo ditë sa do pak qe të jetë që leximi të bëhet zakon. Jeta juaj do të jetë ndryshe, do të ndriçohet mendja e juaj dhe do të ndjeni se keni jetuar më gjatë se sa mendoni dhe se keni ekzistuar para se të ishit.
- Kalojeni një natë të tërë duke vëzhguar yjet e universin të gjerë, duke medituar në madhështinë e Krijuesit. Qëndroni deri sa të lind dielli dhe mos harroni se asaj nate të zymtë Zoti i ka dhënë një diell të ndritshëm. Mbase kjo është një sinjal për ta kuptuar se errësira e frikës dhe ankthet në jetë e kanë një dritë. Zoti që natës ia ktheu ditën, do të ia kthejë optimizmin duke iu privuar nga dëshpërimi.
- Largohuni nga dëshira për rehati, mos bërja gjë nuk të shpie askund veç në hiç. Jetoni seriozisht jetën tuaj dhe në mënyrë rigoroze shfrytëzojeni kohën. Mos harroni se rehatia nuk është gjë tjetër veç se një barkë e shpuar.
- Mbaje gjuhën larg dëmit dhe ofendimit të të tjerëve në praninë e tyre apo mungesë të tyre. Po i lënduat ata nuk do të mundeni t’i mbani shpirtrat e tyre të plagosur e me dhimbje.
- Bëhuni më shumë falënderues për ata që ju bënë mirë dhe nxitoni të kërkoni falje atyre që ju keni bërë dëm. Zbardheni faqen tuaj me njerëz. Pastrojeni atë sa më shpejt, të jeni sa më transparent dhe të pranishëm në mesin e tyre. Ndani gëzimet dhe mbështjelli plagët dhe pikëllimin e tyre me ngrohtësinë dhe madhështinë e shpirtit tuaj.