Nuk kalon projekt-rezoluta për dialog e propozuar nga LVV-ja

Më 31 vota për, 60 kundër dhe një abstenim nuk ka kaluar projekt-rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për dialogun me Serbinë.

Rezoluta e propozuar nga Rexhep Selimi kishte 4 pika, raporton lajmi.net.

“Pika 1: Kuvendi i Kosovës rithekson se klarakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm; Pika 2: Duke marrë parasysh faktet e konfirmuara lidhur me temën e trajtuar gjatë dialogimit të deritanishëm, atë të shkëmbimit të territoreve që janë në kundërshtim me obligimin Kushtetues për ruajtjen e Integritetit dhe Sovranitetit të Kosovës, Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që në temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në asnjë rrethanë e as nivel e format nuk mund të jenë çështje që lidhen me sovranitetin e vendit apo integritetin territorial, apo që synojnë krijimin e ndonjë pushtetit të tretë administrative; Pika 3: Kuvendi i Kosovës para çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të miratojë platformën për dialog, që do të përfshijë parimet bazë në bazë të të cilave e do të zhvillohet dialopgu dhe do të votohet me 2/3 e votave të deputetëve; Pika4: Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor të lirë e demokratik nga i cili do të dilte qeveri legjitime e do të kishte legjitimitetin e përfaqësimit të vendit në dialog me Serbinë”.