Nuk ka medalje për Gjakovën, mposhtet me ippon nga Khikmatillokh

Xhudisti ynë Akil Gjakova ka përfunduar aventurën në Masterin e Dohas.

Gjakova ishte në garë për medaljen e bronztë përmes ‘repechage’, mirëpo u mposht nga xhudisti me prejardhje nga Azerbajxhani, Turav Khikmatillokh, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Gjakova ishte duke dominuar, derisa vetëm një gabim i kundërshtarit nënkuptonte fitoren e tij, ngase kundërshtari kishte dy kartonë të verdhë.

Mirëpo, në ‘Golden Score’, Gjakova u mposht me ippon.Ndërkohë, kujtojmë se në këtë Master të Dohas, Kosova ka siguruar tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta, kurse nesër kemi mundësinë për tjetër medalje përmes Loriana Kukës.