Ambasada e Kosovës në Londër, është mobilizuar pas sulmeve terroriste që ndodhën në kryeqytetin britanik.
Në një bisedë për Magazina.al, Lirim Greiçevci, ambasador i Kosovës në Britani të Madhe, ka thënë se është duke e përcjellë situatën pas ngjarjeve që ndodhën atje.
Ai tha se nuk ka ende informacione nëse ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e këtyre sulmeve.
Për çdo të papritur, Greiçevci ka thënë se Ambasada e Kosovës ka lëshuar në dispozicion numrin emergjent për cka kosovarët mund të lajmërohen.
Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës është +447961064763 Greiçevci po ashtu ka njoftuar se sulmet në London Bridge dhe Borough Market janë shpallur zyrtarisht si sulme terroriste.