Nuk i respektuan rregullat, policia në Ferizaj ua merr patentë shoferët 13 qytetarëve

Si pasojë e mos respektimit të rregullave në komunikacion dhe me qëllim të parandalimit të aksidenteve, policia rajonale e Ferizajt brenda një jave ka shqiptuar 1059 gjoba kundervajtëse si dhe ua ka marrë patentë shoferët 13 qytetarëve, të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Njoftimi i policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 17-23/04/2023 ka shqiptuar 1059 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 11

Persona të lënduar, 13

– Aksidente me dëme materiale, 28

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &

0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë