Kamil Gunes ka vendosur që të hënave të pushojë, më konkretisht të mbajë të hapur lokalin e tij vetëm gjashtë ditë brenda javës për të shmangur “sindromin e së hënës”
ESKISEHIR (AA) – Sindromi i së hënës është diçka me të cilin për çdo javë përballen të punësuarit, por edhe nxënësit e shkollave. Ata me humor jo të mirë nga shkaku i pushimit të fundjavës shpëtimin e kërkojnë në kafenë e mëngjesit, mirëpo pavarësisht kësaj pronari i një lokali në Eskisehir të Turqisë ka vendosur të mos hap të hënave lokalin e tij duke shmangur kështu fytyrat e klientëve të “dëshpëruar”, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kamil Gunes (32) ka vendosur që të hënave të pushojë, më konkretisht të mbajë të hapur lokalin e tij vetëm gjashtë ditë brenda javës.