Nuk gjen darkën gati, shqiptari masakron gruan dhe djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peruxhia, ku një shqiptar është bërë protagonist i një dhune të pakuptimtë në shtëpinë e tij.

Siç shkruajnë mediat italiane, emigranti shqiptar ka masakruar bashkëshorten e tij së bashku me djalin, pasi nuk kishte gjetur darkën gati, shkruan syri.net.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Madona Alta’, pas njoftimeve se dy fëmijë ishin të frikësuar dhe ndodheshin në rrugë të vetëm.

Kur policia ka mbërritur aty i ka gjetur bashkë me mamanë e tyre, e cila ishte e goditur në disa vende.

Ata i kanë treguar policisë se kishin ikur nga shtëpia, për ti shpëtuar dhunës së rëndë të burrit.

Gruaja dhe një fëmijë ishin goditur dhe janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe patrulla të tjera, duke bërë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili ishte edhe pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

Pas kësaj, ai është dërguar në aeroportin e Fiumicinos dhe është nisur për në Shqipëri.

Gruaja dhe dy fëmijët janë dërguar në një qendër sociale.