Në momentin që u zbulua lista e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen me Litenshtajnin dhe Maqedoninë kishte befasi në të.
Në listë ishin tre emra të rinj, por mungoi garda e vjetër si Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani.
Ylli kosovar, ishte i padiskutueshëm nën urdhrat e De Biasit dhe u ftua edhe kur nuk luante tek Rennes.
Por tani që po luan rregullisht dhe po shkëlqen te Sioni, ai çuditërisht nuk ka marrë ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares, Christian Panucci.
Në ndeshjen e fundit derbi në kampionatin zviceran ndaj Baselit, Lenjani ishte më i miri në fushë.
Sion barazoi 1-1 me kampionin në fuqi të Zvicrës dhe lojtari më i dalluar ishte Lenjani.
Anësori ishte më i miri në fushë nga Sion, ndërsa te Basel u zgjodh sulmuesi Ricky van Wolfswinkel.
Sipas mediave zvicerane, Lenjani u dallua shumë me deportimet dhe harkimet e tij në zonë, ndërsa ishte i pakalueshëm në krahun e majtë edhe në defensivë.
Sigurisht që Panucci pasi është pishman me mos thirrjen e Lenjanit pas shkëlqimit të yllit nga Kamenica në ndeshjen e fundit.
Mbetet të shihet nëse Lenjani do të marrë ftesë për ndeshjet e tetorit me Kombëtaren e Shqipërisë.