Siç fotoja e Alanit 3-vjeçar pa jetë në breg të detit, një tjetër shkrepje e rrallë arrin të bëhet një hit trishtimi nga lufta në Siri.
Është kjo fotoja e një burri pak para se të japë shpirt.
Në shikim të parë, imazhi duket si një skulpturë greke e ndonjë figure antike ose e ndonjë portreti mjeshtëror pikture në vaj.
Por në të vërtetë është fotoja e një burri të quajtur Obeid al-Kaaka Jay, vdekur në Raka të Sirisë./Tesheshi/
Ai ndërroi jetë pikërisht menjëherë pas shkrepjes së kësaj fotoje, e cila përcjell simbolikisht dhe realisht tmerret që po përjeton populli sirian./Mesazhi/