Nuk është aspak virtyt që ta ngujoni një grua!

I dashur vëlla,

Do të vijë një ditë në jetën tënde kur ti do ta stabilizosh besimin dhe bindjet e tua, do të marrësh një diplomë universitare, do të kesh të ardhura të mira, dhe një punë të sigurtë.

Kjo është koha kur ti do të ndjehesh i gatshëm për të gjetur dikë të vecantë për të përmbushur jetën tënde. Dhe kur ky moment të vie, të lutem, mos mendo se ajo do të ketë më pak vlera se ti.

Gratë muslimane nuk janë të krijuara vetëm për të përmbushur teket e tua që vijnë e shkojnë.

Nuk dua të bëhem e pasjellshme, por, ideja që e kanë shumë musliman se gratë janë “fabrika që lëvizin” dhe që “prodhojnë fëmijë” është ide mëse e gabuar dhe e ndryshkur!

Si pritet që një grua të mbajë familjen nëse ajo nuk është e edukuar për vete, apo edhe më keq nëse ti e mbanë të ndrydhur edukimin e saj?

Umeti musliman asnjëherë nuk do të ketë përparim nëse një pjesë aq vitale e shoqërisë mbetet e izoluar në shtëpi.

Unë, si grua muslimane, kam dëshirë që të ndaj talentin tim me të tjerat gra, gjë që nuk arrihet duke qenë e burgosur brenda katër muresh!

Unë dhe ajo kemi të drejtë që të ndajmë diturinë, ashtu sikurse secili burrë që mundohet ta bëj të njëjtën gjë.

Ka mjaft ngurrim brenda disa kulturave, në brendi të së cilave ka plot musliman, të cilët thonë se mjafton që burrat të “shkëlqejnë” në punën e tyre, dhe gratë do të jenë mëse të lumtura që të qëndrojnë në hijen e palës tjetër, dhe të nuhasin sukseset e tyre.

Askund nuk shkruan se në Islam gratë mund të jenë të paarsimuara. Askund. Një musliman i paditur është barabar me 0, dhe shumëzojeni sa të doni, vlera e tij mbetet e njejtë.

Dhe sa për habinë e shumëkujt, është porosi profetike që burrat dhe gratë të jenë të arsimuar dhe edukuar në frymën e islamit, i cili ofron strehë të sigurtë përballë të gjitha furtunave që shkakton koha.

“Kushdo që merr udhë për të kërkuar dituri, ai është nën kujdesin e Allahut derisa të kthehet.” (Jami` at-Tirmidhi volumi 1, Libri 39, Hadithi 2647).

Qartazi, islami nuk e limiton qasjen drejt diturisë dhe nuk e konsideron atë privilegj të burrave, prandaj vëllezërit që nga padituria i referohen Kur’anit për t’u vënë dry vajzave dhe grave brenda shoqërisë ku jetojnë, le ta kujtojnë ajetin: “Gratë tuaja janë prehje për ju, dhe ju jeni prehje për ato.” (Kur’an, 2:187)

Zoti e bën të ditur qartë dhe thjeshtë: Gratë dhe burrat janë të barabartë. Një grua e edukuar nuk është zbulim i shkekullit 21, e as histori moderne e rebelimit.

Islami gjithmonë e ka cekur se gratë muslimane duhen trajtuar njësoj si burrat në të gjitha aspektet e funksionimit shoqëror.

Në fakt, duhet kujtuar gruan e profetit Muhamed (a.s), të dashurën Hatixhe, e cila ishte një biznesmene e ngritur, por edhe një grua e shkathtë fizikisht.

Nëse këto virtyte ishin aq të rëndësishme për Muhamedin (a.s), pikërisht 1.400 vite më parë, atëherë pse nuk merren për konsideratë sot?

Ne kemi dëshmi nga Kur’ani dhe Suneti, se është tejet e rëndësishme që të ndiqen këta shembuj dhe të zbatohen në jetën tonë.

Ne jemi përgjegjës jo vetëm për veprimet tona, por edhe për shembullin që e japim në shoqëri. Me kalimin e gjeneratave, jemi të prirur të harrojmë se cfarë ndryshimesh solli profeti Muhamed (a.s) në shoqëri. Ne harrojmë porositë e tij për barazi dhe mundësi të barabarta, porositë e tij se të ndërtuarit e besimit kërkon më shumë durim se ai i ndërtimit të një kalaje.

Dhe më së tepërmi, harrojmë se të ndërtuarit e një shoqërie nuk arrihet nga gra të vetcunguara, por nga ato që i gëzohen pozitës që ua ka dhënë Zoti. Bartëse të jetës, farkëtare të saj, formësuese të gjeneratave!

/MESAZHI/