Duhet të jetë person me fat ai/ajo që ka mundësi ti bëj vizitë xhamisë Hamidiye që gjendet në qytetin turk Kırşehir…
Kjo xhami po tërheqë vëmendjen e shumë besimtarëve, por edhe turistëve, dhe e gjithë kjo për shkak të arkitekturës unike – një tavan i stolisur me motive nga qielli i bukur, dhe një qilim që duket si bari; Të gjitha këto janë frymëzuar nga një ajet në Kur’an.
Fillimisht u ndërtua në vitet 1910 nën kalifatin osman në lagjen Yenice të Kërşehir dhe u emërua në bazë të emrit të kalifit Sulltan Abdulhamid II Khan;
Por pasi kaluan dekadat, xhamia u neglizhua dhe u la për faqe të zezë. Ajo u shkatërrua së fundmi dhe u zëvendësua nga kjo xhami e sapondërtuar në të njëjtën sipërfaqe.
Motivet artistike brenda xhamisë janë tërheqëse, dhe janë pikturuar nga një arkitekt i Azerbajxhanit. Kjo xhami ka fituar vëmendje duke tërhequr njerëz nga e gjithë qyteti – dhe më gjerë – për të parë bukurinë e saj të brendshme dhe për të falur namazin në një peizazh kaq të bukur.