Ishte në listën e trajnerëve për ta “rrëmbyer” Kombëtaren e Shqipërisë. Por, Clarence Seedorf humbi betejën me Christian Panuccin.
Ish-trajneri dhe lojtari i Milanit dëshiron që një ditë të punoj në Turqi, si trajner por edhe si drejtor sportiv.
Ai pranoi se kishte oferta nga Turqia, e sidomos nga klubi i Galatasarayt para se të shkonte te Milani si trajner.
“Kisha dy oferta nga Galatasaray, një si lojtar dhe një si trajner. Por unë zgjodha Milanin. Por unë besoj se një ditë do të kem mundësi të jem trajner në Turqi. Do kisha kënaqësinë të përjetoja një gjë të tillë”, ka thënë Seedorf.
Holandezi gjithashtu lavdëroi ish-trajnerin e Kombëtares së Turqisë, Fatih Terim, ky i fundit dha dorëheqje nga ekipi kombëtar për shkak të disa problemeve.