Një punëtor teknik në shkollën e fshatit Zhur të Prizrenit ka pësuar lëndime, pasi që dyshohet se i njëjti është sulmuar me elektroshok nga një i mitur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, i mituri kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, derisa punëtori teknik nuk e ka lejuar dhe ia kishte mbyllur derën.
Viktima si pasojë e sulmit me mjet të rrezikshëm ka pësuar lëndime, me ç’rast është dërguar edhe për tretman mjekësor.
Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, derisa rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.