“Kujtoj, kur një djalë i ri i zemëruar, apo duke më qortuar m’u afrua dhe më tha: – Ti qëndron me studentë me mjekra të rruara dhe me studente të pambuluara me shami, njerëzit të shikojnë të buzëqeshur dhe jo të vrenjtur dhe nuk dëgjojnë prej teje asnjë urdhër, apo ndalesë.
A ka ndonjë justifikim, për urrejtjen dhe përçmimin tënd, ndërkohë që ti je në këtë gjendje?!
Iu përgjigja: – Nuk e besoj që të vrenjturit është nga veçoritë e thirrësve! Unë, së pari u shpjegoj gjërat elementare të Islamit, në besim dhe në moral. Në qoftë se fara është e mirë edhe frutat do të vinë në kohën e tyre.
Ditën që njerëzit do ta njohin Zotin dhe lidhen me Të mbi parimin e dëgjimit dhe të bindjes, atëherë ajo çfarë ti kërkon, madje edhe më shumë se çfarë kërkon, do të realizohet.
Ndërsa për çështjen e përçmimit tim, nuk di se çfarë të të them. E falënderoj Allahun, i Cili ka lëshuar perden e Tij mbi mua dhe nuk ju ka dhënë mundësi juve për të më sulmuar.
Ju keni epsh që krijesat të diskreditohen, në mënyrë që të kënaqni veten tuaj dhe ky epsh është sëmundje më e keqe, se sa gjynahet, me të cilat i kritikoni njerëzit.
O biri im, kam frikë se me këto qëllime të errëta do të bëheni një e keqe për të tjerët.
Një gjynahqar zemërthyer është më i ndershëm se sa një predikues, që u rri në pritë njerëzve!”
_____________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “E Vërteta e Hidhur”
Hoxhë Lavdrim Hamja