Sapo ju lini punën, prisni që të vazhdoni me jetën tuaj, të takoni njerëz të rinj dhe të keni opsione më të mira.
Nëse keni patur kohë të vështira në universitet atëhere ka qenë një dritë në fund të tunelit: PUNA. “Sapo të filloj punë do të takoj njerëz të rinj, do të jem i zoti vetes dhe i lumtur”.
Dhe më pas çdo gjë bie poshtë kur ju filloni punë dhe keni mosmarrëveshje me kolegët tuaj edhe nëse janë në pozicion më të lartë apo më të ulët se ju. Do ju duhet pak kohë për të kuptuar se kështu është në të vërtetë, të paktën për pak kohë.Por është kjo arsye e mjaftueshme për të hequr dorë nga puna juaj?Përgjigja për këtë është e thjeshtë: JO.
Nëse keni një koleg që ju bezdis ju duhet të bëni diçka për këtë. Ka raste kur ju mund të vuani në qetësi, por ka momente kur komentet e tyre ju bëjnë jo produktiv.
Zgjidhja për këtë nuk është të largoheni nga puna, por të zgjidhni problemin. Largimi nga puna vetëm për arsyen se jeni bezdisur nga sjellja e dikujt tjetër thjesht dëmton karrierën tuaj, jo të tyren.
Këtu janë 3 mënyra se si të bashkëpunoni me një koleg që nuk e doni:1. Zgjidhni se cili është problem ekzaktësisht. Ata sigurisht që kanë një problem me ju, kështu që pse nuk e zgjidhni një herë e mirë. Këtu janë disa arsye pse kolegët tuaj sillen në atë mënyrë:
• Xhelozia-sepse menaxheri juaj po shpenzon më shumë kohë me ju.
• Inati-ata kanë probleme me njerëzit e rinj dhe ndihen te kërcënuar prej tyre.
• Pasiguria-ju jeni mirë në punën tuaj kështu ata ndihen të pasigurtë prej jush.2. Indentifikoni se si mund ta zgjidhni këtë.
Sapo të keni zbuluar se cili është problem do të ishte më mirë ta zgjidhnit atë. Ju mund të:
• Të konfirmoni ndjenjat tuaja me një koleg tjetër për sjelljen që ju bëhet.
• Kërkoini menaxherit tuaj të krijojë balancën e duhur
• Flisni me HR nëse nuk keni mënyrë tjetër se si ta zgjidhni problemin.3. Kini një mekanizëm mbrojtje
Ju e dini që kolegët tuaj kanë diçka me ju, pavarësisht se çfarë ata janë ju duhet të përballoni se çfarë thonë.
Çdo herë që ndiheni i parëndësishëm nga kolegët tuaj buzëqeshni dhe vazhdoni më tej. Ju jeni të suksesshëm dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse ju jeni duke u trajtuar në këtë mënyrë. Vazhdoni të silleni në mënyrën tuaj, shumë shpejt ju nuk do keni pse të përballeni me njerëz të tillë sepse keni për ti kaluar ata në karrierën tuaj!/Mesazhi/