Samsung publikoi një laptop të ri të quajtur Notebook 7 Spin (2018), me të cilin dëshiron të mbulojë të gjitha fushat dhe të kënaqë çdo lloj përdoruesi.
Specifikimet janë nga segmenti i mesëm. Pajisja ka procesor të gjeneratës së tetë Intel Core i5, 8GB RAM, 256GB SSD, ekran 13.3-inç Full HD, bateri 43Wh, tastierë të ndriçuar, sensor për gishtërinj, port USB Type-C, USB 3.0, USB 2.0 dhe port HDMI, shkruan telegrafi.
Pajisja do të jetë pjesë e panairit CES javën e ardhshme dhe do të jetë në tregjet e përzgjedhura nga tremujori i parë i vitit. Kompania koreanojugore ende nuk e ka konfirmuar çmimin.