Ballina Sport Notarja e siriane në “Rio 2016”, përlot botën me historinë e saj...

Notarja e siriane në “Rio 2016”, përlot botën me historinë e saj të pabesueshme

Notarja siriane, Yusra Mardini është sportistja me historinë më prekëse në Lojërat Olimpike. Mardini dje bëri paraqitjen e parë në “Rio 2016” pak kohë pasi ky sport ia shpëtoi jetën asaj.

Notarja siriane kishte shpëtuar mrekullisht në Detin Egje duke ikur nga lufta në Siri pasi ishte prishur motori i anijes.

Mardini ishte kapur për litarin e anijes për të shhpëtuar në detin Egje duke i përballuar ujërat e ftohta të këtij deti.

Më shumë se 3 orë ajo kishte rezistuar me not për të dalur në bregun e detit në rrugëtimin për Gjermani.

Pasi arriti në Gjermani, Komiteti Olimpik Sirian ishte njoftuar për këtë histori duke e ftuar atë në Lojërat Olimpike.

Mardini nuk arriti rezultate të mira dje në Lojërat Olimpike por që më e rëndësishme për të paraqitja e saj pas historisë që kishte përjetuar.

Exit mobile version