Norvegjia heton përfshirjen e Ujgurëve në punë të detyruara në Kinë

Fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë i thotë Reuters se do të hetojë nëse kompanitë në të cilat është investuar mund të jenë duke përdorur Ujgurët etnikë dhe pakicat tjera muslimane si punëtor të detyruar në kampet e internimit të Kinës në rajonin Xinjiang.

Fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë Këshilli i Etikës ka ndikim masiv të tregut sepse zotëron 1.5 përqind të aksioneve të listuara në botë në 9,100 kompani dhe funksionon sipas udhëzimeve etike të vendosura nga parlamenti Norvegjez.
Johan H Andresen, kryetari i Këshillit të Etikës, tha se fondi kishte filluar identifikimin e kompanive për të cilat tha se kishin shfrytëzuar punëtorë që ishin mbajtur në kampe internimi në Xinjiang.
Kompanitë që do të përjashtohen nuk emërtohen derisa fondi të shesë aksionet, për të shmangur rënien e vlerës së aksioneve paraprakisht. Qëllimi kryesor është heqja e rrezikut etik.
Kina mohon akuzat për abuzime në Xinjiang, ku ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e të drejtave thonë se më shumë se një milion njerëz janë arrestuar në vitet e fundit dhe ka thënë që komplekset që ajo ka ngritur në rajon ofrojnë trajnim profesional për të ndihmuar në shuarjen e ekstremizmit islamik dhe separatizmit .
Puna e detyruar, ose skllavëria moderne, po bëhet gjithashtu një çështje në rritje që do të dominojë punën e këshillit në vitet në vijim, thonë nga këshilli. Këshilli këtë vit do të kërkoj një raport nga një organizatë joqeveritare për të përshkruar shkallën e punës së detyruar në të gjithë botën. /Mesazhi.com