Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Norvegjia do të armatosë policinë për shkak të kërcënimeve ndaj muslimanëve

Norvegjia do të armatosë policinë për shkak të kërcënimeve ndaj muslimanëve

Policia në Norvegji ka vendosur të armatosë oficerët në detyrë pas kërcënimeve të bëra ndaj komunitetit musliman, transmeton Anadolu.

Mediat lokale njoftuan se vendimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë, i kumtuar përmes një deklarate të lëshuar gjatë fundjavës, vlen për oficerët në të gjithë vendin dhe hyri në fuqi të shtunën.

Zëdhënësi i policisë, Roar Hansen, u citua nga mediat lokale të thoshte se në Norvegji u regjistruan disa kërcënime kundër xhamive.

Ky veprim vjen përpara festimeve të Ramazan Bajramit këtë javë.

Policia norvegjeze në përgjithësi nuk mban armë, por për shkak të kërcënimeve, drejtori i përgjithshëm i policisë “ka vendosur që nga sot të armatosë policinë në nivel kombëtar”, thuhet në deklaratë.

Në gusht 2019, 21-vjeçari Philip Manshaus hapi zjarr në qendrën islamike Al Noor në Baerum, një periferi të Oslos.

Ai plagosi një person dhe më pas u ndalua nga besimtarët muslimanë.

Para sulmit, ai vrau motrën e tij të adoptuar në shtëpinë e tyre dhe postoi mesazhe në internet duke lavdëruar sulmuesin në xhaminë në Christchurch, sulmuesin e sinagogës Poway dhe sulmuesin në El Paso, i cili shënjestroi latinët.

Manshaus u dënua me 21 vjet burg në qershor 2020.

Exit mobile version