BE: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, parakusht për Sërbinë

Implemetimi i shpejtë nga ana e Serbisë, zbatimi i obligimeve në sundimin e ligjit, si dhe arritja e marrëveshjeve në dialogun me Kosovën, janë parakusht i rëndësishëm, deklaroi komisari i BE-së Johanes Hahn.

Ai deklaroi se Serbia ka zgjedhur të angazhohet padyshim në procesin e vështirë në raport me Kosovën, njofton gazeta serbe Blic.

Kosova ka sfidat e veta, kjo është e vërtetë, por Serbia duhet të vazhdojë me vendosmëri për të mbushur obligimet që dalin nga dialogu. Eshtë në interes të Sërbisë të jetë konstruktive dhe të arrijë përparim në këtë drejtim.

BE pret që nga dialogu në mes Kosovës e Sërbisë të arrihet normalizim gjithanshëm mes dy vendeve. Kjo duhet të materializohet në fund të procesit, përkujtoi komisari evropian, Hahn, transmeton RTK.